Guardiola dhe Simeone flasin pas ndeshjes: Çdo gjë është e hapur

Apr 27, 2016 | 23:20
SHPËRNDAJE

Trajneri spanjoll i Bajernit të Mynihut pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve u shpreh se të gjithë ndeshjet në këtë fazë janë të vështira.339848FB00000578-3562122-image-a-17_1461783112892Pep Guardiola tha se ishte i kënaqur me ekipin sidomos për pjesën e dytë.

Ai e vlerësoi si një gol fantastik realizimin e Saul. “Ishte fol fantastik, Saul është një talent i madh”.

“Do të përgatitemi me qetësi për ndeshjen e kthimit”, tha Guardiola.

Spanjolli foli për vështirësi kur luan ndaj Atletikos, por theksoi se ndeshja tjetër luhet në shtëpinë e tyre dhe kjo i favorizon.

Trajneri argjentinas i Atletiko Madrid, Diego Pablo Simeone është shumë krenar për lojtarët e tij për fitoren kundër Bajernit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ishte një ndeshje emocionuese, emocione pozitive, me shumë orvatje. Në pjesën e dytë u mbrojtëm sepse kundërshtari bëri një lojë shumë të mirë”.

Goli i Saul: Ishte një veprim shumë i madh individual. Saul ka shumë variante, ai mund të luajë në pozicione të ndryshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura