Gryka e Rugovës bëhet me Urë Tibetiane, më të gjatën në Ballkan

Nov 19, 2019 | 17:37
SHPËRNDAJE

Në Grykën e Rugovës  sot është bërë inaugurimi i Urës Tibetiane, e cila është ura më e gjatë në Gadishullin Ballkanik me gjatësi 41 metra dhe lartësi 60 metra.

75610824_3086110148084456_5382065699491414016_o-780x439

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, Xhenet Syka kanë inauguruar projektin “Ura Tibetiane” dhe Via Ferrata “Marimangat” në Grykën e Rugovës në kilometrin e 6-të, transmeton Telegrafi.

Ky inovacion turistik është projekt kapital i financuar nga Komuna e Pejës – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat dhe implementuar nga Shoqata e Alpinistëve “Marimangat e Pejës”.

Drejtoresha Syka i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Jeni dëshmitarë në promovimin e një inovacioni të jashtëzakonshëm, i cili sipas normave dhe strukturës është produkti më unik në Pejë dhe rajon quhet “Ura Tibetiane”, ku duhet të kalohen 80 shkallë për t’u hapur pista dhe vendkalimi për Via Ferratën më të re, e cila gjithashtu promovohet sot është Via Ferrata “Marimangat”. Kjo e begaton pakon e integruar të turizmit aventurier dhe e rrit potencialin turistik në komunën tonë”

75412252_3086106774751460_5377207056392519680_o 76695108_3086111034751034_5639065414223790080_o-1536x1024

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura