Grushti i shtetit, ministria e Jashmte: Turistët të kenë kujdes

Jul 16, 2016 | 11:17
SHPËRNDAJE
Një ditë pas dështimit të grushtit te shtetit ne Turqi, Tirana zyrtare pershendet vendosmerine e popullit turk dhe perfaqesuesve të tyre legjitimë për të rikthyer rendin kushtetues.
18
Njëherësh i bën apel shqiptarëve atje të shmangin zonat e prekura nga trazirat, te ndjekin udhezimet e autoriteve turke dhe mediat lokale ne vijimesi.
“Ambasada jone ne Ankara dhe Konsullata ne Stamboll jane ne gatishmeri te plote per tu pergjigjur te gjitha kerkesave per asistence. Kerkojme mirekuptimin e qytetareve tane dhe bashkepunimin e operatoreve turistike qe deri ne normalizimin e plote te situates te koordinojne veprimet per levizjet e parashikuara drejt Turqise. Ftojme te gjithe qytetaret shqiptare qe aktualisht gjenden atje te kontaktojne ne numrin e telefonit Ankara 0090 549 561 1985, Stamboll 0 090539506 04 17 dhe email [email protected]”- njofton MJ.

Ministria shpreh mbeshtetjen e plote per qeverine e zgjedhur demokratikisht, institucionet e vendit dhe sundimin e se drejtes.

“Turqia mike dhe aleate e ngushtë në NATO eshte nje vend kyc ne luften kunder terrorizmit me kontribute te pazevedesueshme ne perballimin e sfidave te sigurise dhe nje prej shtyllave solide te rendit nderkombetar. MPJ shpreh ngushellimet me te sinqerta per autoritet dhe popullin turk per jetet e humbura. Urojme sherim te shpejte per te plagosurit dhe normalizim të shpejte te sutuates ne vend”- thuhet ne deklarate.

 

ista-U431201038627392KZC-U432001093531384qV-992x477@Corriere-Web-Nazionale
Ky eshte reagimi i dyte i ministrise, pasi mbreme permes nje njoftimi per shtyp i ben thirrje qytetareve shqiptare qe te mos dalin nga shtepite.
“Ministria e Puneve te Jashtme po ndjek me vëmendje situatën në Turqi përmes Ambasadës. Ftohen qytetarët shqiptarë të qendrojnë brenda & informojnë familjet e miqtë”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura