Grushte e shqelma ish-deputetit të PS në Lezhë, në kërkim nipat e Arben Ndokës

Feb 21, 2017 | 17:18
SHPËRNDAJE

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar ish-deputetin e PS-së, aktualisht nënkryetar i Qarkut të Lezhës, Agustin Markun.

policaaaaSipas burimeve të “Panoramës”, ngjarja ka ndodhur dje, teksa Marku ka dalë nga një kafene në Lezhë.

Të njëjtat burime thonë se Marku ishte vetëm kur dy persona e kanë goditur me shqelma dhe grushte.

Ngjarja konfirmohet edhe nga Policia e Lezhës, por Marku nuk ka bërë kallëzim për këtë. I kontaktuar nga “Panorama”, Agustin Marku konfirmon incidentin, por thotë se nuk ka dijeni për personat që e kanë bërë dhe për motivet.

Burimet e “Panorama” thonë se dy të rinjtë e shpallur në kërkim janë nipat e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Sipas burimeve, ata janë Klajdi dhe Samuel Aleksandër Ndoka, të dy banues në Lezhë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.02.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta 2 shtetas dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.M. 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale për dy vëllezërit u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura