Grushte dhe thyerje këmbe, kampionati i moshave është “ferr”

| 9:07
SHPËRNDAJE

Degjeneron në për leshje me grushte e shkelma përballja mes të rinjve të Kastriotit dhe atyre të Kukësit, një ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Kategorisë së Parë për të rinj. Në fakt, loja në stadiumin e Krujës ka nisur e vrullshme duke kënaqur të pranishmit, pasi për 13 minuta u shënuan tre gola.

Kukësi realizoi dy herë me Dedën, ndërsa Kastrioti iu përgjigj me Tabakun. Pas përfundimit të pjesës së parë 1-2 për Kukësin, loja nisi të acarohej sapo nisi fraksioni i dytë. Fillimisht arbitri ndëshkoi me karton të kuq dy lojtarë, nga një për secilin ekip, pikërisht Sallakun për Kastriotin dhe Patarian për miqtë.

sdsds9

Në minutën e 73- të Kukësi shënon edhe golin e tretë me Kovaçin, por situata më pas degradon pas një kartoni të kuq, dhënë portierit të verilindorëve, Elezaj, i cili kishte pritur me dorë topin jashtë zonës. Kuksianët kanë protestuar te kryesori Endrit Veseli, duke i kërkuar të mos nxirrte karton të kuq, pasi nuk kishin portier rezervë.

Por kryesori ka zbatuar rregulloren dhe pas këtij momenti nis gjithçka, ku i pari që e ka pësuar ka qenë lojtari i Kastriotit, afrikani Duval, i cili u aktivizua me të rinjtë dje. Ai është goditur me grushte nga kundërshtarët dhe gjithçka ka agravuar, sepse në sherr janë përfshirë edhe lojtarë të tjerë.

Sherri

Në fushë për të mbrojtur fëmijët e tyre kanë zbritur edhe prindërit, të cilët kanë dashur të qetësojnë situatën që kishte dalë jashtë kontrollit.

Gjyqtari kryesor, Veseli, bashkë me asistentët e tij, Burgu dhe Loci, pasi janë konsultuar me delegatin e ndeshjes, kanë vendosur që takimi të mos rifillojë më, duke u ndërprerë në minutën e 80-të, kur Kukësi ishte në avantazh 1-3. Tashmë kjo ndeshje do të jetë objekt i shqyrtimit nga Komisioni i Disiplinës.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm në futbollin e moshave. Në ndeshjen e 17-vjeçarëve mes Shkëndijës së Luan Pinarit dhe Burrelit mësohet se lojtari matjan Ergys Kola ka kaluar një moment dramatik. Në minutën e 39-të futbollisti mik u dëmtua rëndë dhe mësohet se ka thyer këmbën. Ai u transportua menjëherë në spital.

Kemba e thyer

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.