Grupi i specializuar për shitjen e drogës/ 10 të rinj dalin para gjykatës

Jan 10, 2016 | 12:44
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim 10 persona, të gjithë pjesë e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis në zonën e ish-Konviktit, në këtë qytet, të akuzuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”.

Foto-1

Grupi i kapur nga policia në korrik të vitit të kaluar orientonte blerësit e lëndës narkotike që ta konsumonin brenda ambjenteve të ish-konviktit, me qëllim mos-zbulimin e tyre nga ana e autoriteteve shtetërore. Po ashtu, këta shtetas, realizonin aktivitetin e tyre kriminal, duke krijuar struktura “roje” në dy hyrjet kryesore të godinës së ish-Konviktit, me qëllim që të evidentonin dhe të shmangin ndonjë ndërhyrje eventuale të forcave policore.

Sipas planeve të grupit, nëse policia do të ndërhynte për kontroll nga njëra anë, ata do të mund të dilnin ose të fshihnin gjyrmët nga ana tjetër. Duke qenë se godina ishte e madhe, anëtarët e grupit kishin krijuar aksese të ndryshme për t’iu shmangur kontrolleve.

Pas informacionit paraprak policor, Prokuroria e Korçës zhvilloi hetimet dhe siguroi informacionin se kur ishte momenti i duhur për ndërhyrje, me qëllim ndalimin e pjesëtarëve të grupit dhe zbulimin e lëndës narkotike.

Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim:

  1. Bledjon Liçe
  2. Sajmir Liçe
  3. Elton (Gëzim) Koçoli
  4. Gentian Koçoli
  5. Marius Koçoli
  6. Ronaldo Kovaçi (Trimi)
  7. Eraldi Zejnuni
  8. Mario Tepexhiku
  9. Dorian Sako
  10. Marjus Lako

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura