Grupi i Kumanovës, avokatja: Si i rrahu dhe dhunoi policia të arrestuarit

May 31, 2016 | 12:36
SHPËRNDAJE

Sa më shumë që reagon Avokati i Popullit dhe funksionarët shqiptarë në pushtet, aq më tepër shtohet tortura e policisë ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Me këtë krijohet përshtypje se prej Avokatit të Popullit dhe pushtetarëve shqiptarë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës kanë vetëm sherr e kurrfarë dobie, shkruan gazeta “Lajm” e Maqedonisë.

Avokatja Artene Iseni, një nga mbrojtësit e të akuzuarve në “Rastin Kumanova”, për “Lajm” ka përshkruar maltretimet e fundit që kanë përjetuar dy nga të akuzuarit.


Avokatja Artene Iseni

“Herën e fundit i kanë zhveshur tërësisht Genc Sefën dhe shtetasin gjerman Enver Klajn dhe më pas i ka rrahur. Ua kanë shkelur këmbët, i kanë goditur te brinjët dhe ua kanë goditur kokën për muri. I kanë nënçmuar, duke ua futur gishtat në gojë, me pretekst se po kërkojnë mos kanë ndonjë letër nën gjuhë”, thotë avokatja Iseni, duke sqaruar mënyrat se si po torturohen pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura