Grupi i “ferrit” zbret në fushë, 4 përballje “zjarri” ditën e sotme në Europian

Jun 23, 2021 | 9:42
SHPËRNDAJE

Do të luhen ditën e sotme 4 ndeshje, të vlefshme për fazën e grupeve në Euro 2020.

EURO 2020

Në Grupin F, që quhet edhe si i “ferrit”, 4 kombëtaret do të kërkojnë të kalojnë për më tej. Franca që tashmë e ka siguruar kualifikimin për më tej, pasi kryeson me 4 pikë, do të luajë vetëm për fitore ndaj Portugalisë, për ta mbyllur në vendin e parë. Nga ana tjetër luzitanët pas humbjes me Gjermaninë, shpresojnë të rikthehen te suksesi.

Nga krahu tjetër, Gjermani sfidon Hungarinë, në një ndeshje ku fitorja për skuadrën e Lëvit është detyrim.

Në fushë do të zbresë edhe Grupi E, aty ku Spanja pas dy barazimeve, do të kërkojë me çdo kusht të marrë fitoren ndaj Sllovakisë. Suedia që tashmë me 4 pikë e ka siguruar kualifikimin, luan ndaj Polonisë, që renditet e fundit me 1 pikë.

NDESHJET

Grupi E

Sllovaki-Spanjë 18:00

Suedia-Polonia 18:00

Grupi F

Gjermani-Hungari 21:00

Portugali-Francë 21:00

Panorama Sport 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura