“Grupet e krimit që veprojnë në Londër janë kryesisht nga Mati, Dibra, Kukësi dhe Tropoja”

Sep 16, 2017 | 23:18
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha, nga studio e emisionit “Kapital” në “Vizion Plus”, tha dje se “Grupet e krimit që veprojnë në Londër janë kryesisht nga Mati, Dibra, Kuksi dhe Tropoja”

artan hoxha ne top show

“Pse përmendet vazhdimisht Londra? E dini se kush janë grupet shqiptare që veprojnë në Londër? Janë kryesisht nga zona e Matit, nga zona e Dibrës, nga zona e Kuksit dhe nga zona e Tropojës. Ata që kur i rekrutojnë në fshatrate qyteteve më sipër, i rekrutojnë me të vetmin qëllim. Këtë njeri po e marr në një fshat të thellë të Dibrës, se do ta përdor për këtë qëllim atje. Për ta çuar këtë njeri në Londër, që nuk plotëson asnjë lloj kriteri që të shkojë atje, atëherë ai përdor transportin me avion, gomone, transportin me kamion. Përdor të gjitha mënyrat sepse e kanë fuqinë ekonomike dhe potenciale, që kur shqiptarët bëjnë transport me charter nga Hollanda dhe Belgjika për në Londër, do të thotë që ata kanë një fuqi monetare që se kanë problem të blejë avionin atje dhe ta përdorë. Kur shqiptarët bënin transport me avion të canabis-it drejt Iralisë në fillim, pilotët ishin Italian. Por ne kapëm pilotin nga Sevasteri i VLorës, pilotin tjetër nga Babica. Ne kishim tani dhe pilotin dhe avionin, i kishim tanët.

Unë po e them sot që në Shqipëri ka organizata kriminale që kanë buxhet të ardhurash më të larta se Ministria jonë e brendshme. Ata marrin përsipër operacione ndërkombëtare të trafikut që shteti ynë nuk ka asnjë shans që ti godasë këto grupe kriminale me mënyrën se si funksionon deri më sot dhe në mënyrën se si do ai të funksionojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura