Grupet e Champions-it/ PSG-ja shumë e fortë për Vllazninë, vajzat shkodrane mposhten me “poker” në “Loro Boriçi”

Dec 8, 2022 | 20:58
SHPËRNDAJE

Vllaznia e femrave, regjistroi humbjen e katërt radhazi në grupet e Champions-it, teksa u mposht mbrëmjen e sotme nga PSG-ja me rezultatin 0-4, në duelin e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

vllaznia

Francezet shënuan nga dy gola për pjesë teksa dueli u zhvilluar minutën e 19-të nga ana e Diani që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 36-tën ishte sërish e njëjta autore që ndëshkoi Vllazninë ndërsa në fraksionin e dytë, Bashman në minutën e 60  dhe Folkuet në minutën e 81-të, plotësuan “pokerin” e PSG-së.

Pas këtij triumf,  PSG ngjitet në vendin e dytë në grup me shtatë pikë, ndërsa nga ana tjetër, Vllaznia mbetet e fundit dhe ende është në kërkim të golit të parë europian ndërsa ka pësuar plot 19 të tillë në një grup ku bëjnë pjesë edhe Çelsi dhe Real Madridi.

vla

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura