Grumbullimi në shkolla/Policia e pranishme në çdo ambient arsimor: Apeli për prindërit dhe çfarë kërkojmë prej tyre

Sep 14, 2020 | 11:48
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit bën të ditur se  do të jetë e pranishme në çdo ambient shkollor për të mbarëvajtur jo vetëm sigurinë, por edhe për të këshilluar të gjithë prindër e nxënës që të respektojnë masat anti-covid.

 Në një dalje për mediat, Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka tha se policia do të jetë e pranishme për të parandaluar çdo akt kriminal, por njëkohësisht kërkoi bashkëpunimin e prindërve për të bërë prezentë çdo problematikë.

“Në të gjitha shkollat do të ketë prezence të policisë për parandalimin e çdo akti kriminal.  Patrullat dhe policimi në komunitet do të jenë prezent në shkolla sidomos në orarin e mësimit, ndërrimit të turneve deri në përfundim të mësimit.

Policia e shtetit siguron nxënësit dhe prindërit se do të jetë e gatshme me realizimin e masave në shkolla dhe masave mbrojtëse anticovid.

Ne kërkojmë bashkëpunimin e tyre për të bërë prezent cdo problematikë që do të kenë.

Prezenca e policisë nuk do jetë vetëm për sigurinë, por edhe për masat anti-covid. Për këtë është edhe ky komunikim me mediave, për t’ia bërë të ditur prindërve që duhet të respektojnë distancimin social“, tha Loka.

Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (16) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (15) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (10) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (11) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (8) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura