Gruevski jep dëmshpërblime qesharake për familjet e Kumanovës

May 27, 2015 | 15:50
SHPËRNDAJE

Qeveria e Maqedonisë ka bërë gati vendimin për dëmshpërblimin e qytetarëve të Lagjes së Trimave në Kumanovë, shtëpitë e të cilëve u rrënuan nga konflikti i armatosur.

Shtëpitë e rrënuara në Kumanovë

Sipas vendimit, ndihma fillestare do të jetë 100 mijë dinar maqedonas, që korrespondon me 226 mijë lekë të reja apo 1600 euro.

Kjo ndihmë do t’u shpërndahet 125 familjeve që kanë mbetur pa shtëpi, si pasojë e konfliktit të armatosur në Kumanovë.

Gruevski theksoi se në seancën qeveritare është vendosur që të formohet një komision i cili në afat prej tetë ditëve duhet që të bëj vlerësime nga terreni për objektet e dëmtuara dhe pronat e personave që kanë jetuar në atë pjesë të Kumanovës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura