Gruevski hyri ilegalisht në Shqipëri, Dritan Zagani: Po SHISH për çfarë shërben? S’ka më arsye për…

Nov 15, 2018 | 23:18
SHPËRNDAJE

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani ka reaguar lidhur me kalimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski nga vendi jonë, për të shkuar në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.

WhatsApp Image 2018-11-15 at 22.57.11

Në një shënim në Facebook, Zagani ngre pyetjen, nëse kemi të bëjmë me “tradhti” apo “bashkëpunim”. “Po SHISH për çfarë shërben kur armiqtë e Kombit hynë e dalin sipas qejfit?!”, shkruan ai.

Statusi i Zaganit

“Tradheti apo bashkepunim”!?

Nje nga kriminelet qe 10 vjeçarint e fundit ka keqtrajtuar bashkekombasit, hyn ne Shqiperi ilegalisht dhe del legalisht….!

Ndoshta tani nuk ka me arsye per te mos dekretuar Ministrin e Brendshem?!

Po SHISH per çfar sherben kur armiqt e Kombit hyne e dalin sipas qefit?!”

Policia njoftoi zyrtarisht se Gruevksi, “rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin  me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë”.

Lidhur me hyrjen e tij në territorin shqiptar, janë duke u kryer ende verifikime, thanë burime policore. Dyshimet paraprake janë se, ish-kryeministri maqedonas është futur ilegalisht në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura