Gruaja & Shëndeti. Inflamacioni i gjirit, pse shkaktohet dhe si ta kurojmë

Sep 22, 2014 | 14:28
SHPËRNDAJE

Inflamacioni i gjirit është një gjendje që bën që indet e gjirit të dhembin dhe të acarohen. Zakonisht mund të trajtohet lehtë, por është e rëndësishme që të shikohet gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientes, nëse ka sëmundje akute apo kronike, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në shërimin apo jo të lehtë të inflamacionit.
Cilat gra prek më tepër inflamacioni i gjirit?
Inflamacioni i gjirit është më se i zakonshëm te gratë që ushqejnë fëmijët me gji. Më shumë se një grua në dhjetë, të cilat ushqejnë fëmijët me gji janë prekur nga një gjendje e tillë, zakonisht brenda tre muajve të parë pas lindjes. Inflamacioni i gjirit lidhur me ushqyerjen me qumësht gjiri është quajtur disa herë nga mjekët si inflamacioni i të dhënit gji ose inflamacioni i lehonisë. Megjithatë, edhe gratë të cilat nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri mund të zhvillojnë inflamacion. Gratë që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri kanë shpesh një tip të quajtur inflamacion i tubave apo gypit poshtë thithkave të gjirit- inflamacion “periduktal”.
Çfarë e shkakton inflamacionin e gjirit?
Në gratë që ushqejnë fëmijët me gji, inflamacioni i gjirit është shkaktuar shpesh nga mbledhja e qumështit të gjirit brenda gjoksit.
Mbledhja e qumështit mund të ndodhë për një numër arsyesh, duke përfshirë:
Foshnja nuk mund të përshtatet tamam me gjirin gjatë ushqyerjes
Foshnja ka probleme me thithjen
Ushqyerjet jo të shpeshta ose që mungojnë
Në disa raste, qumështi mund të jetë i infektuar edhe me baterie. Ky është i njohur si mastitis infektiv.
Në gratë që nuk ushqejnë me qumësht gjiri, inflamacioni ndodh më shpesh kur gjiri infektohet si rezultat i dëmtimit të thithkës, kur është e plasaritur apo e lënduar, ose e shpuar.
Cilat janë simptomat?
Inflamacioni i gjirit zakonisht prek vetëm njërin gji dhe simptomat zhvillohen zakonisht shpejt. Simptomat përfshijnë: zonë e kuqe, e ënjtur në gjoks që mund ta ndjesh të nxehtë dhe të dhembë kur e prek, gungë në gji ose zonë e fortë në gjoks, një dhimbje djegëse që mund të vazhdojë, ose mund të ndodhë vetëm kur jeni duke ushqyer me gji.
Shkarkim nga thithkat e gjoksit, që mund të jenë të bardha ose mund të përmbajnë stërkla gjaku.
Ju mund të përjetoni edhe simptoma të ngjashme me gripin, si dhimbje, temperaturë të lartë (ethe), të dridhura dhe lodhje.
Kur të kërkojmë ndihmë mjekësore?
Duhet të kontaktoni mjekun tuaj sa më parë të mundeni kur mendoni se keni inflamacion. Megjithatë para takimit mund t’ju ndihmojë të merrni disa masa për të ndihmuar veten. Ekziston rreziku që inflamacioni mund të çojë në mbledhje të gjirit (një grumbullim i dhimbshëm qelbi), i cili mund të ketë nevojë të thahet kirurgjikalisht.
Mbledhja e gjoksit mund të jetë serioze nëse nuk vërehet dhe trajtohet shpejt. Është vlerësuar se 1 në 10 gra që zhvillojnë atë nuk janë në gjendje të ushqejnë sërish me qumësht me gjirin e prekur.
Si trajtohet?
Inflamacioni zakonisht trajtohet lehtë dhe shumica e grave e marrin veten tërësisht shumë shpejt.
Masat vetëndihmuese:
Pushoni gjatë dhe qëndroni e mirë hidratuar
Përdorni paracetamol ose ibuprofen apo të tjera të ngjashme për të pakësuar dhimbjet ose ethet
Mënjanoni rrobat që ju rrinë ngushtë (duke përfshirë edhe reçipetat) derisa simptomat të përmirësohen
Nëse jeni duke ushqyer me gji, vazhdoni të ushqeni foshnjën tuaj dhe sigurohuni se fëmija është në pozicionin e duhur me gjoksin tuaj
Të ushqesh me gji foshnjën edhe kur ke inflamacion, edhe kur ke infeksion, nuk e dëmton foshnjën dhe mund të ndihmojë të përmirësoheni.
Për gratë që nuk ushqejnë me qumësht gjiri dhe gratë që ushqejnë me gji dhe dyshohen se kanë infeksion, zakonisht duhen përdorur një kurë antibiotikësh për të pasur infeksionin nën kontroll.

Parandalimi
Nëse ushqen me gji mund të reduktosh rrezikun e zhvillimit të inflamacionit:
•    Ushqe fëmijën për rreth gjashtë muaj nëse është e mundur
•    Inkurajoje foshnjën të ushqehet shpesh, veçanërisht kur e ndjen gjoksin të tejmbushur
•    Sigurohu që foshnja është vendosur siç duhet në raport me gjoksin tuaj gjatë kohës kur e ushqeni- pyet për këshilla nëse nuk je e sigurt
•    Lejo foshnjën të ushqehet deri në fund- shumica e foshnjave e lëshojnë vetë gjirin kur kanë mbaruar së ushqyeri;
•     Ndërprite ushqyerjen me gji në mënyrë graduale dhe jo menjëherë
•    Mënjano presionin mbi gjoks nga rrobat e ngushta, duke përfshirë dhe reçipetat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura