Gruaja rreh me çadër burrin në mes të rrugës: Ik zhduku, ke dhe fytyrë të më dalësh para

Mar 22, 2018 | 19:50
SHPËRNDAJE

Dhuna në familjet shqiptare është një nga fenomenet më të dhimbshme dhe më të shpeshta që prek një pjesë të madhe të shoqërisë.

Por ndërsa jemi mësuar që të dëgjojmë historitë e grave të dhunuara, një rast tjetër raportohet nga Kombinati, Tiranë.

Një grua ka dhunuar atë që sipas denoncuesit që e ka dërguar në redaksinë e JOQ, është bashkëshorti i saj.

Në videon e dërguar shihet gruaja teksa e qëllon me çadër ndërsa ai përpiqet t’ia marrë dhe ta ndalojë.

Ajo dëgjohet tek i thotë:

Ik zhduku, ke dhe fytyrë të më dalësh para. Ik në shtëpi qen.”

Nuk dihet arsyeja përse gruaja është nevrikosur kaq shumë sa për ta qëlluar burrin e saj në mes të rrugës, pa iu bërë vonë për njerëzit që kalonin në trotuar. Në fund ai i kthehet duke e mbajtur për xhakete ndërsa gruaja largohet duke e pështyrë në fytyrë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura