Gruaja që u bë shkrimtare në moshën 100 vjeç

Mar 17, 2019 | 22:42
SHPËRNDAJE

Forca dhe këmbëngulja e grave është shkruar përgjatë gjithë historisë së botës, por rasti i Bertha Woods, një amerikaneje nga Bolton Lancashire, është vërtet unik.

Ajo botoi një libër në moshën 100- vjeçare, bazuar mbi shënimet e shumta që kish mbajtur gjatë jetës. Për këtë, ajo hyri në librin e rekordeve “Guiness”, ai autorja më e vjetër e një libri në botë. Woods lindi në vitin 1905 dhe u nda nga jeta në vitin 2006, rreth një vit pas botimit të librit “Fresh Air and Fun”.30b426e6b63d00337a772cde23df50d412bffca7

Së bashku me bashkëshortin, ata zotëronin biznesin e një kampingu të lëvizshëm dhe libri përshkruan përmes ndërthurjes së fakteve historike me ato artistike, pikërisht ngjarje me njerëz realë të kampingut.

Libri i Bertha është një histori interesante dhe e lexueshme. Profesori John K Walton, i Universitetit të Masaçusetsit, ka thënë për librin e Bherta Woods: “Ai përbën një kontribut të vërtetë dhe të rëndësishëm në historikun dhe mënyrën e funksionimit të një kampi pushimesh për amerikanët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura