Gruaja që denoncoi Shullazin për pronën, kallëzim dhe një gjyqtareje

May 3, 2016 | 17:28
SHPËRNDAJE

Një 50-vjecare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për shtetasit e arrestuar Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin.

gjykata adm

Në kallëzimin dhe dëshminë pasuese të dhënë nga gruaja para kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ajo ka thënë se Emiljano Shullazi i ka rrëmbyer një pronë me vlerë rreth 950 mijë euro në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë.

Kallëzimin e saj gruaja 50-vjecare banore e Tiranës e ka bërë edhe për gjyqtaren që ka shqyrtuar cështjen e saj në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë (padi e shtetases ndaj Hipotekës së Tiranës për mosregjistrimin e pasurisë në fjalë).

Sipas kallëzimit kjo gjyqtare ka ndryshuar rrjedhën e procesit në lidhje me pronën pas ndërhyrjeve nga Shullazi e Gilmando Dani.

Gruaja banuese në Tiranë, është marrë në mbrojtje nga prokuroria pas kallëzimit të bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura