Gruaja nga Patosi niset me urgjencë drejt Spitalit Infektiv, detajet e para. Djali i saj i infektuar dhe…

Mar 20, 2020 | 9:21
SHPËRNDAJE

koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi4

Një rast i ri me koronavirus është shtuar në vendin tonë. Burime për “News 24” bëjnë me dije se një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testin e virusit vdekjeprurës.

E infektuara me koronavirus është një 65 vjecare nga qyteti i Patosit. Ajo është nëna e një pacienti të shtruar për koronavirus. Kështu, shkon në 65 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

E moshuara është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv. Ajo ishte në vetë-karantinim prej disa ditësh. 65 vjecarja u testua sot dhe doli pozitive./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura