Gruaja në krye të Senatit, kush është e zgjedhura e Berluksonit. Si e shpëtoi ‘Kavalierin’

Mar 24, 2018 | 14:29
SHPËRNDAJE

Pas dy ditesh votime dhe nje debati me tone te forta, politika ne Itali ka rene darkod dhe ka votuar te paren grua ne historine republikane ne krye te Senatit.

maria

Po sot eshte votuar edhe per kreun e Dhomes se Deputeteve. Ate e ka marre Lëvizjes 5 Yje, nderkohe qe ne krye te Senatit eshte e zgjedhura e Berluskonit.

Maria Elisabetta Alberti Casellati, lindur në Rovigo 71 vjet më parë, u largua nga Këshilli Suprem i Gjyqësorit disa muaj më parë për të kandiduar për zgjedhjet më 4 mars, ku ajo u zgjodh në Senat në njësinë zgjedhore të vetme të Venedikut.

Casellati është një Berluskoniere e orës së parë, militante në Forza Itali që nga fillimi i vitit 1994 dhe krijues i ligjeve qe shpetuan Kavalierin.

Ajo ka qenë dy herë nënsekretare e shtetit për Ministrinë e Drejtëisë dhe për Ministrinë e Shëndetësisë përgjatë dy qeverive të Silvio Berlusconit 2004-2006. 2008-2011.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura