Gruaja me vajzën 2-vjeçare ikin nga shtëpia, burri jep alarmin në polici: Nuk kam më asnjë kontakt

Aug 10, 2020 | 11:41
SHPËRNDAJE

Nje burre nga Vlora ka kerkuar ndihmen e policise, pasi gruaja me vajzen e tyre te vogel vetem 2 vjecare, eshte larguar nga banesa dhe nuk ka me asnje kontakt me to. vlore-policia

Lajmin per denoncimin e shtetasit R.D, e ben me dije policia, e cila sqaron se ai ka bere kallezim per zhdukjen e gruas dhe vajzes.

Kallezimi eshte bere ne daten 8 gusht, kur burri ka thene se “Bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 2 vjeçare janë larguar nga banesa dhe nuk ka mundur të lidhet më me ta”.

NJOFTIMI 

Vlorë, ditën e djeshme është paraqitur shtetasi R. D, i cili ka bërë kallëzim se në datën 08.08.2020, bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 2 vjeçare janë larguar nga banesa dhe nuk ka mundur të lidhet më me ta.
Po punohet për gjetjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura