Gruaja me gojën “më të madhe në botë” fiton plot 15,000 dollarë për çdo video që publikon në rrjete sociale! Ja si ka ndryshuar jeta e saj

Nov 11, 2020 | 12:51
SHPËRNDAJE

Një grua që pretendon se ka “gojën më të madhe në botë” ka shpjeguar në TikTok se si tipari i fytyrës e ka ndihmuar të fitojë afërsisht 15,000 dollarë për çdo video që poston.

gruaja me gojën e madhe (9)

Goja e madhe e Samantha Ramsdell ka bërë që videot e saj të bëhen virale. 30-vjeçarja fitoi gati 740,000 ndjekës gjatë bllokimit të koronavirusit, raporton “The Sun”.

gruaja me gojën e madhe (10)

Edhe pse fillimisht ishte e shqetësuar se Covid do të shkatërronte karrierën e saj në komedi, tani ajo fiton shumë më shumë famë dhe para në Tik Tok.

gruaja me gojën e madhe (2)

Aktorja e humorit shpjegoi se platforma i paguan asaj rreth 15,000 dollarë për çdo video që poston.

gruaja me gojën e madhe (11)

Fillimisht ajo filloi të bënte video duke kënduar dhe aktruar për të rritur besimin e saj dhe për të treguar aftësitë në internet, por shpejt kuptoi se goja ishte elementi kryesor që tërhiqte.

gruaja me gojën e madhe (7)

“Kam humbur mbi 50 kile dy vjet më parë dhe rifitova besimin tim”,- i tha ajo “Daily Star”.

gruaja me gojën e madhe (5)

“Fillova të bëja video me fytyra qesharake gjatë izolimit, por sa herë që fokusin e vija tek goja, videot bëheshin virale. Në fillim ndjeja pasiguri për shkak të madhësisë së gojës, por ajo është pjesë e imja dhe tashmë e lë që të ndriçojë në çdo video timen dhe kudo,”- u shpreh ajo.

gruaja me gojën e madhe (3)

Goja e saj është 8.89 cm e gjatë dhe 10.16 cm e gjerë, duke e bërë pretendente për në librin “Guiness”.

gruaja me gojën e madhe (13)

gruaja me gojën e madhe (6) gruaja me gojën e madhe (12) gruaja me gojën e madhe (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura