Gruaja i pret penisin pas sulmit seksual, 61-vjeçari lakuriq kërkon ndihmën e fqinjve (foto)

Nov 4, 2019 | 14:26
SHPËRNDAJE

βιασμός

Një 61 vjeçar e ka pësuar keq, pasi zgjodhi personin e gabuar ta grabiste dhe të tentonte ta përdhunonte. Sic shkruajnë mediat greke, Dennis Slaton (në foton më poshte) ndodhet në spital pasi një grua i ka prerë me dhëmbë organin gjenital.

Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Jugut. Mësohet se gruaja, kishte dalë në rrugë dhe po priste dikë me të cilin kishte lënë takim.

ΒΙΑΣΤΗΣ-257x300

Slaton ndali makinën dhe ajo kujtoi se ishte personi me të cilin e kishte lënë të dilte. Por kur hipi në makinë, kuptoi se dicka nuk shkonte dhe kërkoi të zbriste.

Por ai i kërkoi 5 dollarë për rrugën që kishin përshkuar tashmë dhe ajo i tha “OK”.

Por ajo që pasoi, nuk ishte aspak okej. Burri, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni, nxori një thikë dhe ia vuri në qafë, duke bërtitur se i kishte borxh 300 dollarë.

Më pas e coi të renë në shtëpi, ku e sulmoi seksualisht dhe kërcënoi se do ta vriste. Për të shpëtuar jetën e saj ajo iu kundërpërgjigj dhe në një moment, i kafshoi penisin aq fort sa arriti t’ja priste, shkruajnë mediat greke.

Para se të largohej ajo e goditi edhe me thikë në shpinë. Burri mësohet se doli nga shtëpia lakuriq dhe iu lut fqinjëve të tij për ndihmë. Askush nuk u përgjigj dhe përfundimisht arriti në një restorant ku punonjësit aty e veshën dhe thirrën policinë. Kur policia shkoi në shtëpinë e autorit të krimit gjetën aty një pellg gjak. Burri u dërgua në spital, ku iu nënshtrua operacionit./Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura