Detaje të reja/ Viktima me shtetësi maqedonase, vajza pranë saj me epilepsi. E mitura kishte 24 orë pa ngrënë dhe ishte…

Sep 25, 2020 | 23:07
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Nje grua eshte gjetur e pajete ne banesen e saj ne Pogradec. Ne banese kur ka shkuar policia ka gjetur edhe nje vajze brenda, per fat ne gjendje te mire shendetesore, por e kane nisur per kontroll ne pediatri.

policia-naten-644x450

“Panorama” mëson se vajza rreth 10 vjeçe ishte me epilepsi dhe dyshohet se ka 24 orë pa ngrënë.

Menjëherë pas trajtimit në pediatri ajo e ka rimarrë veten, ndërsa nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës.

Mësohet se fëmijës do ti bëhet edhe test Covidi. Ai është gjetur i nxirë, nga mungesa e ushqimit.

Gruas së pajetë me shtetësi maqedonase do ti bëhet ekspertiza në Tiranë, ndersa rreth 1 muaj më parë mesohet se asaj i ka vdekur bashkeshorti.

Ndërkohë në banesë policia ka gjetur edhe ilaçe, çka ngre pistën e një vetëvrasje.Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura