Gruaja gënjen 7 femra në internet duke u shtirur si mashkull, ato përballen me mashtruesen (VIDEO)

Apr 28, 2015 | 12:51
SHPËRNDAJE

Shtatë femra, studente në ‘Brigham Young University’ në Utah janë futur në grackë nga e njëjta femër 24-vjeçare e cila fliste me to, me pretendimin se është mashkull, shkruan ‘Daily Mail’.

Viktimat besonin se ishin të përfshira në një marrëdhënie me një mashkull Mormon (besimtar) në të njëjtin shtet.

Por janë shokuar kur kanë kuptuar se kanë të bëjnë me një femër e quajtur Kayla dhe jetonte në Teksas.

Të gjitha femrat ishin të ftuara në emisionin e Dr.Phil dhe përballë kishin Kayla-n.

“Ka qënë e vështirë për mua të jem Mormone dhe gay. Kisha të thotë “Ne të duam ty por nuk të pranojmë për atë që je”. U kërkoj falje vajzave dhe më vjen keq që i kam futur në grackën time. Megjithatë është në dorën e tyre nëse e pranojnë faljen time apo jo”-ka folur Kayla për Dr.Phil.

Disa prej vajzave e kanë falur duke thënë se në tjera rrethana do ishte shoqja e tyre.

Gruaja fliste prej disa muajsh dhe prej gati një viti me këto vajza, ku ishte paraqitur me identitetin e një burri me emrin Keagan i cili studionte në Montana

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura