Gruaja e policit, e vrarë/ Zbardhen dëshmitë, djali dhe burri i saj thonë se…

Aug 7, 2018 | 14:52
SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/ Pas ngjarjes së rëndë, kur 47-vjeçarja Mirjeta Hajdari u gjet e vrare me arme ne banese, në Komisariatin e Durrësit janë marrë në pyetje familjarët e 47-vjeçares si dhe bashkëshorti i saj polic.

Viktima Mirjeta Hajdari
Viktima Mirjeta Hajdari

Në momentin që blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje i kanë gjetur ata në gjendje të rënduar psikologjike.

“Po vazhdojmë me hetime intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kemi dërguar në laboratorin balistik armën e zjarrit për të përcaktuar dhe mësuar mbi përdoruesin. Nga hetimet e deritanishme na rezulton se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por ne nuk e përjashtojmë si pistë as atë të vrasjes të mundshme deri në daljen e një rezultati zyrtar. Bashkëshorti i saj, djali dhe familjarët e tjerë shprehen se ajo i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me pistoletën e të shoqit polic, por nuk japin motivin që shtynë 47-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem.

Ne i kemi marrë në pyetje dhe na thanë se dëgjuan të shtënën e armës dhe kur shkuan brenda shtëpisë gjetën të vdekur 47-vjeçaren, ndërsa pranë saj edhe armën e krimit. Bashkëshorti dhe djali i tyre, të cilët ndodheshin në shtëpi thonë se ajo është vetëvrarë, por pa shpjeguar ndonjë arsye që e shtyu drejt këtij akti. Ne po i hetojmë të dyja pistat: atë të vetëvrasjes për arsye ende të pasqaruara dhe vrasje”, thanë për “Panorama” burime nga grupi hetimor, që është ngritur për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se çifti Hajdari nuk kishte probleme në familje. Ngjarja ka tronditur rëndë të afërmit, të cilët dje theksuan se nuk kishin dijeni për ndonjë shqetësim te 47-vjeçarja dhe nuk e kuptojnë se çfarë e bëri atë të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëvrasjes. Nuk përjashtohet dyshimi se gruaja ka vuajtur nga depresioni e për pasojë i dha fund jetës.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura