Gruaja e Lavdërim Muhaxherit i beson SPAK-ut vrasjet dhe vdekjet në kampet e ISIS! Dëshmitare kyçe e tmerreve në Siri

Aug 18, 2022 | 8:58
SHPËRNDAJE

Pas rreth 8 vitesh kur ka nisur edhe ikja e shqiptarëve për të luftuar në Siri, SPAK-u ka mundur të dokumentojë të parën dëshmi provë dhe njëherësh kyçe për të hapur disa dosje dhe ngjarje me të njëjtin objekt.

Rasha-Muhaxheri-1280x720

Është folur dhe hetuar kaq shumë në lidhje me rekrutimin e shqiptarëve për të luftuar për ISIS dhe rrëmbimin e fëmijëve për t’i çuar atje, por asnjëherë organet kompetente të hetimit nuk morën dot një dëshmi të plotë të një personi që di dhe njeh shumëçka në atë luftë dhe betejë rekrutimi.

Thuajse 2 vite nga momenti kur u nxor nga kampi “Al Hol”, dëshmon një grua, personazh jo pak i përfolur për shkak të lidhjeve të saja dhe kalvarin që ajo ka kaluar, të cilin ia ka besuar SPAK në një dëshmi dhjetëra faqesh në të cilët ajo ka dhënë detaje, emra, fakte që thuajse nuk janë imagjinuar më parë që mund të kenë ndodhur. Bëhet fjalë për Floresha Rashën, gruan e Dimant Rashës, ndër personat e parë të ekzekutuar atje, rreth 6 muaj pasi ka shkuar në Siri.

Në rrëfimin e saj ajo ka treguar se më pas është martuar me Lavdërim Muhaxherin, personin që drejtësia e Kosovës dhe e Shqipërisë e konsideruan kryeterrorist, ndërsa edhe pas vrasjes së tij, Floresha është detyruar të martohet sërish me një luftëtar tjetër të ISIS. Gruaja ka dëshmuar se në luftë iu ka vra edhe vajza që ka pasur me Diamant Rashën në moshë 16 vjeçare. Po ashtu ajo thotë se i ka vdekur edhe një fëmijë nga martesa me Muhaxherin, po pa treguar shkaqet e kësaj vdekjeje. Por Floresha mundi të nxirrej në tetorin e 2020 nga ferri “Al Hol” për t’u sjellë në Shqipëri dhe tashmë ajo është kthyer në një zë të duhur për dosjet e shumta hetimore që janë hapur prej shumë vitesh.

DËSHMIA

Dy vite pas riatdhesimit të saj nga Siria, Floresha Rasha ka vendosur që të flasë dhe të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare. Dëshmitë e saj konsiderohen si pikë kyçe për hetimet e SPAK, për të zbardhur mënyrën se si rekrutohen dhe dërgohen shqiptarët drejt Sirisë, ku i bashkohen luftëtarëve të ISIS. Së fundmi është zbardhur dëshmia e Floresha Rashës, e veja e Lavdërim Muhaxherit, i njohur si “Kasapi i Kaçanikut” ku nëna e 3 fëmijëve ka rrëfyer dramat e përjetuara nga ajo dhe familje të tjera shqiptare. Pasi qëndroi për gati 2 vite në një qendër në Durrës, Floresha dhe 3 fëmijët e saj të mitur janë transferuar në një bazë sekrete gjatë muajt korrik, ndërsa janë marrë në pyetje nga agjentët e Antiterrorit.

Gruaja tregoi për SPAK rrugën se si kishte ikur në Siri. “6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re. (qëndron në burg). Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra burri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin, (i njohur si një nga kryeterroristët).

Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, një prej të cilëve ndërroi jetë dhe vajza ka mbijetuar. Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin “Al Hol”, mu vra dhe vajza që kisha me Diamant Rashën”, mësohet të jetë shprehur Floresha Rasha.

Ajo tha se në Siri janë vrarë plot fëmijë dhe shtetas të tjerë shqiptarë. Duke qenë se ajo ka pasur një martesë me Lavdërim Muhaxhrin, për Prokurorinë shqiptare konsiderohet një dëshmi dhe provë kyçe, pasi kishte emrat e të gjithë shqiptarëve që ndodheshin atje.

© Panorama.al

Te lidhura