Gruaja e kap mat duke u martuar me tjetër, dhëndri ndiqet pas një turmë dasmorësh, e zhveshin në mes të rrugës dhe e rrahin

Feb 14, 2020 | 12:44
SHPËRNDAJE

Një dhëndër është ndjekur në dasmën e tij nga një turmë e zemëruar pasi bashkëshortja e tij e parë arriti të njoftojë nusen e re se ai ishte i martuar jo me një por me dy gra të tjera.

Asif Rafiq Siddiqi u qëllua me shpulla nga turma, këmisha dhe pantallonat iu grisën nga dhuna e ushtruar pas zbulimit të mashtrimit.

Dhëndri, i cili përfundoi duke u fshehur nën një autobus u shpëtua nga disa njerëz të panjohur. Poligamia është e ligjshme në Pakistan.

Megjithatë, nëse një burrë dëshiron të ketë më shumë se katër gra duhet të marrë pëlqimin e grave të mëparshme para se të martohet sërish.

Por duket se Siddiqi nuk e përmbushi këtë kriter kritik dhe gruaja e tij e re si edhe familja e saj e mësuan për martesën kur bashkëshortja e tij e parë e zemëruar hyri në sallën e banketit në qytetin bregdetar të Karachi, ku po zhvilloheshin festimet.

“Ai është bashkëshorti im dhe babai i këtij fëmije. Më tha që po shkonte në Hyderabad për tre ditë,”- pohoi gruaja, ndërsa me vete kishte edhe djalin e tyre.

Ndërsa zbuloi edhe të afërmit e dhëndrit: “Kjo është vjehrra ime dhe kjo është kunata, e cila më tha se nëna e saj ishte sëmurë.”

Më pas u ballafaqua me nusen e re ku e pyeti: “Nuk e dinit që ai është bashkëshorti im? Nuk mendoi as për këtë fëmijë të pafajshëm.”

Ajo tha se ishte martuar me dhëndrin në vitin 2016 pasi e takoi në Universitetin Federal Urdu në Karachi.

Pastaj tregoi se dhëndri kishte edhe një grua të dytë me të cilën ishte martuar fshehurazi, të quajtur Zehra Ashraf, mësuese në Universitetin Jinnah Women në Karachi, në vitin 2018.

Ajo tregoi se e mori vesh për dasmën nga një mesazh nga bashkëshortja e re e burrit.

Ndërsa shtoi se Siddiqi fillimisht e mohoi ekzistencën e gruas por më pas pranoi se ishte martuar dy herë.

Ishte Ashraf e cila e informoi për dasmën e tretë të tij. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi më pas, por policia tha për BBC se të afërmit e nuses dhunuan Asif, i grisën rrobat dhe e rrahën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura