Gruaja e fali, por shqiptari s’heq dorë dhe rëndon gjendjen. Në sy të fëmijëve të mitur…

Jan 13, 2018 | 9:12
SHPËRNDAJE

Përfundon sërish në përballje me drejtësinë një shqiptar 42-vjecar në Itali, baba i tre fëmijëve të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Fiuggi, kur shqiptari 42-vjeca ka dhunuar gruan në sy të tre fëmijëve të mitur.

ilustruses dhuna

Mediat italiane duke mos bërë me dije emrin e tij shkruajnë se ai ishte i njohur nga forcat e rendit në zonë, pasi ishte i denoncuar më parë nga gruaja në vitin 2016 pas një episodi dhune. Por, gruaja e tërhoqi denoncimin dhe e fali dhe ai nisi të hetohej i lirë.

Së fundi duket se e ka rënduar situatën edhe më tej, pasi e ka dhunuar atë në sy të tre fëmijëve. Raportimi vjen nga qendra e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Tashmë shqiptari nuk ka më të drejtë tu afrohet fare as gruas e as fëmijëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura