Gruaja e deputetit: Përdhunuesi më vinte në shtëpi çdo të dielë (FOTOT)

Feb 24, 2015 | 8:03
SHPËRNDAJE

Historia e gruas së deputetit britanik, e përdhunuar sistematikisht në fëmijërinë e saj, ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat britanike, të cila po hedhin dritë gjithnjë e më shumë rreth kësaj ngjarje. Sipas “The Sun”, autori i arrestuar dy ditë më parë, i shkonte në shtëpi vajzës, në atë kohë një minorene, çdo të dielë. Teksa në fjalët e 31-vjeçares gjatë intervistës, ndihet dhe tregohet dyshimi dhe frika që ajo ka pasur për bërjen publike të historisë së saj të abuzimit.

Çifti Danczuk

“Exclusive-ferri i mbretëreshës së selfie-s”, e ka titulluar prestigjozja britanike, intervistën e parë të gruas së deputetit britanik, Karen Danczuk, e cila përkrah bashkëshortit, ka rrëfyer edhe një herë çfarë ka përjetuar në vitet që është abuzuar seksualisht nga një fqinj.

“Unë qava natën e fundit, bërtita me gjithë forcën time. Thjesht mendova: “O Perëndi, a jam e gatshme për ta bërë këtë?” Kisha dyshime. A duhet ta kisha bërë?”,- tregon 31-vjeçarja përjetimet e një jave më parë, teksa mendonte të bënte publike apo jo historinë e saj të abuzimit.

“Ajo gjithmonë ndodhte në një të dielë; ditën në të cilën bënte dush. Ai zvarritej deri tek shkallët e shtëpisë së familjes në Middleton, Manchester, dhe abuzimi ndodhte në shtratin e saj gjakftohtë nga përpjekjet e saj për t’u mbledhur kruspull e për t’u mbrojtur”,- shkruan “The Sun”.

Në intervistën e tyre të parë si çift, të ulur në një divan, në shtëpinë njëkatëshe te çiftit, Karen duket e pasigurt nëse ajo ishte me të vërtetë e gatshme të fliste për abuzimin e saj. Ajo ende nuk duket e gatshme për të raportuar krimin e pretenduar në polici.

“Ky është një udhëtim që unë do të vazhdojë të bëj, por ky është një udhëtim që tani unë nuk jam e gatshme për ta vazhduar”,- tregon Karen për “The Sun”.

Dy ditë më parë, një 36-vjeçar u arrestua ne lidhje me akuzat per abuzim seksual te gruas se deputetit te Partise Laburiste ne Parlamentin britanik Karen Danczuk. Zonja Danczuk, 31 vjeç, deklaroi se ajo ishte sulmuar dhe perdhunuar qindra here ne shtepine e saj ne Manchester.

31-vjeçarja e cila është martuar me Simon, 16 vjet më të madh se veten tregon se vetëm ai është burri i vetëm që ka dashur vërtetë.

Karen Danczuk

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura