Gruaja e Bitrajt: Paratë e bankës i humbi në loto

Oct 29, 2014 | 9:17
SHPËRNDAJE

Ardian Bitraj

Hetimet për destinacionin e parave të vjedhura në Bankën e Shqipërisë janë bërë shkak për marrjen në pyetje në prokurori të Nerida Bitrajt, gruas së Ardian Bitrajt, personit kryesor të akuzuar për skandalin. Bashkëshortja e autorit të vjedhjes së mbi 712 milionë lekëve nga reparti X në Linzë, ka pohuar në prokurori se i shoqi i kishte treguar për ngjarjen më 20 korrik 2014 në mbrëmje.

Ndërsa Ardian Bitraj mbahet në burg që nga 21 korriku 2014, prokuroria ka marrë në pyetje gruan e tij. Marrja e deklarimeve nga bashkëshortja e të dyshuarit është bërë me qëllim gjetjen e ndonjë të dhëne për destinacionin e mundshëm të parave. “Një moment në shtëpi Ardiani më ka kërkuar të ulesha pranë tij pasi kishte diçka të rëndësishme për të diskutuar. Më ka thënë që kishte marrë shuma të mëdha parash nga arka e shtetit. Më tha që do të kërkonte të fliste Guvernatorin të nesërmen më 21 korrik nëse do t’i jepej mundësia, në të kundërt do të fliste me eprorët”, ka dëshmuar 35-vjeçarja në prokurori, pasi është pyetur për ngjarjen.

Gruaja e Ardian Bitrajt ka pohuar se paratë e vjedhura në Bankë nuk janë përdorur asnjëherë nga i shoqi për shpenzimet familjare…
Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura