Gruaja dhunon burrin me gërshërë pas një debati, dëshmia në polici: Humba logjikën

Aug 3, 2015 | 17:41
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë, 38 vjeçaren Kristina Strakosha, e cila jeton në Vlorë, për dhunë në familje. Arrestimi i saj u bë për arsye se kjo shtetase, ditën e djeshme në debat e sipër në banesën e tyre, rreth orës 19:00, ka goditur me mjet mprehës (gërshërë), bashkëjetuesin e saj, shtetasin me iniciale A.P. 53 vjeç, me banim në lagjen “Lef Sallata”.

Foto ilustruese
Foto ilustruese
Plaget nga gershera mesohet se i kane shkatuar atij dëmtime të lehta në trup.

Mbas ndihmës mjeksore që ka marë në spital 53 vjecari mesohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore, pa rrezik për jetën.

Ndërkohe policia deklaron se gjithcka ka ndodhur mbas një debati të ashpër mes cifti për problemet bashkeshortore. Por dje debati kishte kaluar në konflikt fizik.

Ne marrjen ne pyetje ne polici 38 vjecarja ka deklaruar se gjithcka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër  dhe se e gjitha kishte ndodhur për shkak se kishte humbur llogjikën dhe vetëpërmbajtjen.

Policia po punon rreth ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura