Gruaja bie pre e dy adoleshentëve, i bëjnë gjëmën në mes të Tiranës

Sep 19, 2017 | 13:13
SHPËRNDAJE

Një grua ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show” dhe ka treguar ngjarjen që i kishte ndodhur ditën e shtunë në mes të kryeqytetit.

Vera nga Tirana rrëfeu se dy adoleshentë i kishin marrë celularin dhe ishin larguar me vrap, ndërkohë që ajo ka filluar të bërtasë dhe kërkojë ndihmë. Por, sipas saj një djalë ka ndërhyrë dhe ajo e ka marrë sërish telefonin. E frikësuar gruaja tha se në kohët që po jetojme është e frikshme të dalësh në rrugë.

“Jam Vera nga Tirana, jam shumë e trishtuar. Kam kaluar një hall të madh, terror në rrugë. Dy çuna të vegjël nga 16 vjeç më morën celularin dhe ikën me vrap. Fati im që kaluan në një rrugë qorre. Unë po vrapoja dhe bërtisja, celulari celulari, asnjë s’na ndihmonte se kishin frikë. Ndërhyu vetëm një cun, doli me shkop në dorë. Ma dha celularin dhe iku në rrugë i qetë fare. Në këtë kohë jetojmë, ke frikë të dalësh në rrugë”, tha Vera. /klan/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura