Gripi, si mund të parandalohet përhapja e virusit

Jan 19, 2018 | 14:45
SHPËRNDAJE

Aktualisht, Shqipëria gjendet në sezonin e gripit stinor. Gripi sezonal është një infeksion viral akut, shkaktuar nga virusi i gripit, i cili përhapet lehtë nga njeriu te njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë.

Ministria e Shëndetësisë apelon që të mos neglizhohen shenjat e para të tij. Përdorimi i medikamenteve është i përshtatshëm vetëm me rekomandimin e mjekut dhe kur ai e shikon të nevojshme. Gripi transmetohet nga njeriu te njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit.

Më rrallë, një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të ndotura me këtë virus dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën e tij me duart e infektuara.shutterstock_118647259

Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët nga 1 ditë para se simptomat të shfaqen deri në 5-7 ditë pasi është sëmurë. Simptomat shfaqen 1-4 ditë, pasi virusi është futur në trup. Pra, ju mund t’ia transmetoni virusin dikujt tjetër, përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, gjithashtu e transmetoni virusin edhe kur jeni të sëmurë.

SHENJAT E GRIPIT

Shenjat më të zakonshme të gripit janë:

· Temperaturë e lartë

· Kollë

· Dhimbje fyti

· Shenja të tjera të mundshme janë: lodhje, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve si dhe dhimbje muskujsh.

Veprimet e përditshme, të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

· Mundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.

· Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.

· Nëse jeni të sëmurë, evitoni kontaktet me të tjerët, pasi virusi i gripit është shumë ngjitës.

· Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.

· Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, ose përdorni solucione duarsh me alkool.

· Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.

· Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet, që mund të jenë kontaminuar me virus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura