“Gripi nuk ka marrë kurrë jetë mjekësh e infermierësh”- Virologu italian: Ky virus është ndryshe, vret!

Mar 13, 2020 | 16:36
SHPËRNDAJE

“Është një dhimbje e madhe të shohësh miqtë të vdesin”, është kjo klithma e dhimbjes së doktor Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri” në Itali, menaxheri i parë i fondacionit jofitimprurës në Milano për kërkime, trajnime dhe informacion mbi shkencat biomjekësore, i cili ditët e fundit ka humbur kolegë e miq.

Remuzzi është nga Bergamo, epiqendra e epidemisë së Coronavirus që po teston ashpër Italinë dhe pjesën më të madhe të botës. “Në mesin e shumë koronaviruseve me të cilët përballemi, ky  ka ndryshuar shpejt. Ne luftojmë për të gjetur një përgjigje imune, ne luftojmë për të kuruar”, tha Remuzzi. ” Virusi është i fortë, tepër i fortë. Ky virus është i ndryshëm, ky vret” shpjegoi ai për Tgcom24.

download

Jemi në një situatë vërtetë të vështirë. Ne duhet të gjejmë mënyrën për të punuar siç punohet në zonat ku ka tragjedi natyrore. Kemi dy gjëra për të përballuar, si të kurojmë ato që janë sëmurë dhe për të gjetur një kur për ata që mund të sëmurën në një të nesërme. Virusi ka pësuar mutacion, problemi është që personat që kanë frikë, vijën në spital shuam vonë dhe bëhet më e vështirë për t’i shëruar. Gripi nuk ka bërë kurrë që të mbushen spitalet me pacientë, apo të vdesin doktorë e infermierë dhe nuk kanë vdekur nga dhimbjet e fytit apo temperatura, por nga problemet me frymëmarrjen. Nuk është njësoj si gripi, ky virus vret” , tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura