Gripi, këshilla për trajtimin dhe simptomat

Dec 29, 2014 | 15:03
SHPËRNDAJE

Me ardhjen e muajve të ftohtë janë më të shpeshta rastet e atyre që mund të preken nga gripi, e veçanërisht më të rrezikuarit mbeten fëmijët dhe moshat e treta, apo njerëz me imunitet të dobët. Veçanërisht në këto grupe gripi është një infeksion viral, që mund të jetë shumë i rrezikshëm.
Po cilat janë simptomat e gripit?
Njerëzit zakonisht e ngatërrojnë gripin me të ftohurën, por simptomat e tyre janë të ndryshme. Gripi është ngjitës, ndërsa e ftohura jo. Një person me grip ka shumë mundësi që të përjetojë simptomat e mëposhtme:
Temperaturë të lartë (38.8-40°C), ndonjëherë me të dridhura, që është shumë e rrallë për një të ftohur të zakonshëm.
Dhimbje muskujsh dhe nyjash, që është shumë e pazakontë te një e ftohur.
Lodhje dhe dobësi ekstreme, që është më e rëndë sesa tek e ftohura.
Dhimbje koke, që mund të ndodhë edhe te ftohja, por zakonisht është më e butë.
Dhimbje sysh. E ftohura zakonisht shkakton lotim të syve.
Kollë, që zakonisht nuk është produktive. Kolla mund të ndodhë edhe gjatë ftohjes.
Dhimbje fyti.
Dhimbjet e hundëve ose bllokimi i tyre zakonisht ndodh edhe gjatë gripit. Gripi mund të shkaktojë edhe një infeksion dytësor, siç është bronkiti ose pneumonia.
Çfarë mund të bëni për të lehtësuar simptomat?
Nëse keni grip, duhet:
Të pini sa më shumë lëngje; Të kontrolloni temperaturën çdo 4-6 orë; Të qëndroni në krevat për 1-3 ditë.
Ndërkohë edhe mjeku mund t’ju japë ilaçe, të cilat janë efektive në reduktimin e kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së gripit, por duhet të merren brenda 48 orëve nga fillimi i simptomave.
Përpiquni të shmangni kontaktin me njerëzit, pasi që nga fillimi i gripit deri në 2 ditë mund të jeni infektiv.
Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?
Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse simptomat ndodhin te fëmijët që janë nën moshën 12-vjeçare, te njerëzit e moshuar, te njerëzit me probleme të zemrës dhe mushkërisë.
Por gjithashtu duhet të shkoni te mjeku edhe nëse ekziston një konfuzion ose një funksion mendor i lidhur me paaftësinë, nëse keni temperaturë të lartë (mbi 40°C), keni dhimbje të fortë koke, ndjeshmëri ndaj dritës dhe ngrirje të qafës, keni skuqje, keni të vjella ose diarre, nuk pini ose hani etj. Nëse simptomat nuk janë përmirësuar për dy ditë ose nuk janë zhdukur plotësisht për një javë, atëherë mund të jeni të ekspozuar ndaj një lloji të ri gripi.
Trajtimi i gripit
Analgjezikët, të cilët njihen si vrasës të dhimbjeve dhe antipiretikët, të cilët ndihmojnë në uljen e temperaturës, duhet të konsumohen rregullisht (zakonisht çdo 4 orë) për të ndihmuar uljen e temperaturës së lartë, që është e lidhur me gripin. Ata gjithashtu ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe dhimbjes së kokës. Produktet në dispozicion janë: aspirina, paracetamoli dhe ibuprofeni.
Antiviralët
Mjeku ka aksesin e dhënies me recetë të ilaçeve, që parandalojnë shumëfishimin e virusit të gripit dhe që ndihmojnë në shpejtësinë e shërimit.
Sa ndikon vaksinimi?
Vaksina e gripit është e pranishme dhe është e rekomandueshme për çdo njeri, nga mosha 6 muaj e sipër, por gjithmonë me rekomandimin e mjekut. Vaksina e gripit përmirëson shanset e mosmarrjes së gripit, por nuk jep një siguri të plotë në shërimin nga gripi dhe simptomat e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura