Grida Duma tregon nëse do ta bëjë vaksinën kundër koronavirusit

Mar 24, 2021 | 21:15
SHPËRNDAJE

Kandidatja për deputete e qarkut të Tiranës, Grida Duma shprehet se do ishte shumë e gatshme ta bënte vaksinën kundër COVID-19.

grida duma rudina1

Teksa i është përgjigjur pyetjeve të disa qytetarëve, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i lënë mënjanë meraket në lidhje me vaksinën.

Qytetarja: Zonja Grida do ta bëni vaksinën kur të vijë?

Grida Duma: Absolutisht po dhe është një mesazh për të gjithë, le t’i lëmë mënjanë këto merake me shumë sofistikime, vaksinat duhen, është detyrim sidomos i joni që jemi me shumë njerëz, duhet dhe janë detyrim i joni i pari dhe pastaj i kujtdo.

Rudina Magjistari: Edhe rusen edhe kinezen?

Grida Duma: Nuk kam asnjë ndryshim dyshues me jetën. Duhet bërë ajo që duhet bërë, le të themi që marrim shumë ilaçe të pakontrolluara ndonjëherë për t’u shqetësuar kaq shumë për një vaksinë. Të gjitha janë teori konspirative. Si të gjitha pandemitë ka pasur një pandemi më parë të gripit, të malaries. Mjekësia është sot luksi më i madh që kemi dhe nuk kemi luksin që ta injorojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura