Grida Duma: PD është gati për zgjedhjet lokale, janë mekanizmi për të vendosur në lëvizje demokracinë në vend

Jan 19, 2022 | 20:13
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma gjatë një takimi me gratë demokrate të Durrësit theksoi se forca politike ku ajo bën pjesë është e gatshme që të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.griiiiSipas saj, zgjedhjet lokale janë premisa për të vendosur në lëvizje mekanizmin e demokracisë në Shqipëri.

Unë nuk informacion nëse është shmangur Partia Demokratike nga konsultimet apo jo, kjo është një gjë që duhet të informohem zyrtarisht dhe nuk dua të mbaj një qëndrim mbi informacione jo zyrtare në vetë të parë. Pa diskutim që Partia Demokratike me shumë shpejtësi pret zgjedhjet dhe duhet të kishim zgjedhje të parakohshme jo vetëm në 6 bashki apo në pak bashki. Në fakt zgjedhjet lokale kanë qenë totalisht pa zgjedhje pasi ka patur vetëm një kandidat real në garë dhe gjithçka tjetër ka qenë një farsë. Zgjedhjet lokale janë zgjidhje për të nisur mekanizmi i demokracisë në Shqipëri”, tha Duma nga qyteti i Durrësit, qytet i cili do të jetë më 6 mars mes 6 bashkive, ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme lokale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura