Grida Duma: Nuk është shtyrje, por mbyllje e negociatave, shenjë që qeverisë i ka mbaruar koha

Jun 26, 2018 | 20:41
SHPËRNDAJE

Pas lajmin për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë në BE në qershor të 2019, deputetja e PD, Grida Duma, është shprehur se “kjo nuk është shtyrje, por mbyllje e negociatave”,  duke shtuar më tej se kjo “provon se është koha që i ka mbaruar qeverisë shqiptare dhe humbja e një shansi të fundit”.

grida

Reagimi i plotë i Dumës:

“Vendimi mbi negociatat për një dokument të ri deri në Qershor të 2019, është një sinjal i pastër rreziku i gjendjes së vendit.
Bashkimi Europian ka hartuar një dokument të ri.
Ky dokument i ri është qartazi një kushtëzim i fortë. Pakte dhe dokumenta të tilla bëhen detyruese vetëm kur qeveritë duket qartazi që po fshehin realitetin me dokumenta e raporte fiktive.

Fakti që kërkohet monitorim dhe kushtëzime në një dokument të ri duke thënë “të shohim dhe një vit tjetër çfarë ndodh” provon se kjo është koha që i ka mbaruar qeverisë shqiptare dhe humbja e një shansi të fundit.

Kjo nuk është shtyrje por mbyllje e negociatave, verdikti aktual është jo!
Ora që i kanë vënë kësaj qeverie është dhe një vit me kushte të rënda me kontroll të rëndë duke treguar që BE s’ka besim.
Hartimi i këtij dokumenti është prova që nuk ka më besim tek qeveria shqiptare dhe që ka filluar të numërohet ora pas.
Nëse do ishte një situate e vetëm mosplotësimit të reformave atëhere BE do të thoshte ridiskutojmë në 2019. Jo, situata është e rrezikshme sepse është hartuar një dokument i ri për të thënë “nuk ka më ku të lëvizni nga detyrimet”.
Sigurisht arsyet që çojnë në dokumenta të tilla janë gjithmonē tregues i një alarmi.
Dhe këto arsye nuk janë ato të zakonshmet por jashtë të zakonshmeve, arsye më të rënda se mos funksionim institucionesh, që do të thotë keqpërdorim institucionesh.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura