‘Kandidatët e PD s’kanë fonde’, Grida i përgjigjet Ramës: E gatshme të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me ty, s’kam komplekse të të takoj

May 22, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, bashkia e dytë më e rëndësishme në vend, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka rrëfyer se çfarë ka punuar kur ka qenë e vogël, duke iu bashkuar kështu deklaratave të kandidatëve të tjerë që siç duket se janë kthyer në modë. Ajo ka deklaruar se ka punuar si ndihmëse me babain e saj inxhinier kur ka qenë e vogël.

 “…kam punuar me duar në cdo gjë konkrete me tim atë. Kam ndihmuar me punë inxhnierike tim atë. Kam punuar …kur hapte një makinë më kërkonte për ndihmë, jam e lidhur qenësisht me punën që në vegjëli. …Unë s’dua ta shes të kaluarën time dhe po i bëj shumë pak reklamë. S’dua ta glorifikoj, por të etiketohem si njeriu i politikës së thënë, dua ta evitoj”,- tha ajo.

Grida Duma

 E pyetur për një humbje të mundshme në nivel kombëtar në zgjedhjet e 21 Qershorit, Duma tha se rezultati do jetë surprizues.

“…unë ndihem fituese…rezultati i zgjedhjve lokale në qershor 2015 do jetë surprizant, rritja e fortë e votave në Tiranë, Durrësi, ndoshta edhe Elbasani, Shkodra padyshim…Unë s’mund të jem nostradamusi, por as të parshikoj për keq, kjo shihet me disa sondazhe të brendshme që ne kemi…Të gjithë do përballojnë realitetin e rradhës, por ska asnjë psikozë humbje. Do dimë ta përballojmë ashtu sic kemi përballuar uljet dhe ngritjet. Ajo që ndihet fuqishëm është ankthi nga fitorja në disa qytete të rëndësishme, ankthi i atyre, për frikën, reprezaljet, vendet e punës.

Retorikës që vjen nga kryeministri Edi Rama, se nëse votohet një kandidat i djathtë nuk do të ketë fonde nga qeverisja qëndrore për bashkitë, Duma i është përgjigjur:

“Gjynah që ka marrë këtë kosto përsipër kryeministri, por nëse mendon se na komplekson, s’kam asnjë pengesë, kompleks të nënshkruaj sot marrëveshje bashkëpunimi me kryeministrin…do kem kontakt institucional. Kam detyrën të them hapur dhe publikisht që shkoj drejt kontratës më të qendrueshme, më të pastër, bashkëpunuese me kryeministrin e vendit tim. Komplet e ndryshme filozofia. Për qytetin do jem mbrojtëse. Më intereson cdo qytetar i Durrësit”,- tha Grida.

Ndërsa i ka kthyer përgjigje historisë që tregon Rama në takimet elektorale, për kryebashkiakun e PD të një qyteti që nuk e ka takuar kryeministrin se e sheh kreu i PD-së.

“Ai ka bërë një tërthorazi dhe ka thënë nuk bashkëpunojnë dhe nuk më takojnë, po ne them që bashkëpunojmë, takojmë… Nëse po bën raprezalje, është në përgjegjësinë e tij, 2017 është aty, do përgjigjet, por jo me mua”,- tha Grida. 

Grida Duma ne “Opinion”

Zonja Grida tha se filozofia e saj është “që edhe fëmijët e Vangjushit do votojnë Gridën”. 

Sipas kandidates Duma, votat po manipulohen duke iu referuar edhe raportit te ekspertit te PD-se paraqitur ne KQZ, per shtimin e familjeve në gjendjet civile, nga Tirana në Durrës. “E dinë durrsakët shumë mirë se si janë tenderuar votar. Këto 2-3 muaj..Punonësit e OSHE që i marrin të gjithë punonjësve kartat e identitetit dhe i thonë juve do na jepni kartat deri ditën e votimit. Aq më shumë ushtron presion, aq më shumë shtohen votat kundër. Do t’i bien kokës…”,- tha ajo.

Grida tha: “Promotor i karrierës sime ka qenë Sali Berisha”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura