Grida Duma “Ja si hoqa dorë nga takat dhe tualeti për fushatën” (VIDEO)

May 28, 2015 | 14:35
SHPËRNDAJE

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim me veshje elegante, Grida Duma tashmë ka ndryshuar stilin e të veshurit dhe imazhin e saj në publik.

Fushata elektorale e ka detyruar kandidaten e djathtë për Bashkinë e Durrësit, të braktisë takat e larta, fustanet e ngushta, apo aksesorët e shtrenjtë, duke i zëvendësuar ato me veshje sportive, atlete dhe një “look” më praktik. Ajo thotë se, ky ndryshim ka rrjedhur krejt natyrshëm.

“Ka qenë çështje instiktive plotësisht. Thjesht e kam ndierë se nuk mund të shkosh në zona të caktuara e kuruar më shumë se ç’duhet, sepse nëse je atje, duhet t’u tregosh njerëzve me çdo detaj e vogëlsi, që je atje për të dëgjuar ata, sepse ata janë prioritet. Nëse prioriteti është të të shohin sesi je, atëherë nuk je duke bërë realisht të vërtetën e një dëgjese me njerëzit dhe problematave të tyre”, tha Gruda Duma.

Për të bërë përzgjedhjen e veshjeve të saj, Grida e kthen shtëpinë përmbys.

“Bëj një rrëmujë të madhe në shtëpi. Sigurisht, publiku mua më ka parë përgjithësisht nga studiot, ku secili përpiqet të jetë përgjithësisht në më të mirën e tij. Por, nga e premtja e deri në fundjavë unë jam kjo që shikoni përgjithësisht tani”, rrëfen kandidatja demokrate për Durrësin, Grida Duma.

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit i personalizon veshjet, nisur edhe nga këshillat e miqve të saj.

“Shpesh, ato që më kanë nominuar se vishem shtrenjtë, në fakt kanë qenë rroba të qepura. Por, unë kam krijuar një stil timin dhe e respektoj, e di se çfarë më shkon dhe nuk dal shumë prej atij”, u shpreh Grida Duma.

Fiton ose jo, kjo nuk ka rëndësi, pasi elektorati e ka mirëpritur thjeshtësinë e saj. Por sa e ka besuar? Kjo mbetet për t’u parë…/Top Channel/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura