Grida Duma: Duhet një kontratë me rregulla loje të qarta, karriera e re në PD jo përmes servilizmit e presionit

Jan 14, 2018 | 8:02
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD Grida Duma e ftuar sot ne emisionin “Kjo Jave” te Nisida Tufes, ne News 24 ka folur per protesten e opozites qe nis ne 27 janar para Kryeministrise, kunder qeverise.

grida duma Lidhur me pyetjen se cfarë ndryshimi do ketë kjo proteste nga te tjerat, Duma u shpreh:

“Do kete një produkt nga kjo protestë, do jetë vetëm nisje e protestave që PD duhet të vijojë duhet ti bëjë të qartë qeverise që ora duhet të numërojë mbrapsh per tat, ose s’do ta kenë më të thjeshtë se përballja me popullin, qytetaret, qëndrueshmëria do jetë e tille që te tregoje s’ka më kthim prapa. Opozitarizimi që duhet të jetë shumë herë më i fortë, jemi në një moment që po duket se shqiptarët po kërrusen, përkulen…

Pse duhet ti bashkohen opozitës në këtë protestë?

Së pari i bëj thirrje si qytetarë kujtdo që ka ende besim se lëvizja, prania ne shesh, do ndryshojë dicka në cështjen e tyre, s’është kjo cështja për të marrë pushtetin. S’po flitet këtu kush do marrë pushtetin, jemi në një Shqipëri që s’ka rregulla loje.
Padyshim qe cdo protestë duhet të ketë një iniciative. kauza e opozitës është qytetari, s’është pushteti është qytetari..

Si është PD sot brenda saj?

PD është në një proces që besoj është diskutuar mjaftueshëm mediatikisht, vijon analiza, është në përfundim, është e nevojshme që shumë nga elementët e rregullave të lojës të përmirësohen por një tjetër lloj strategjije shumë eficente të vihet në zbatim në emër të ringritjes së PD që të justifikojë atë që po presin shqiptarët prej saj. Shumë më tepër ka kritika ndaj opozitës për arsye se shqiptarët kërkojne shpresën dhe po, opozita, PD duhet ta mbajë këtë përgjegjësi, që të mos ankohet fare kur qytetaret kane ankesa

Që opozita ka detyrtën absolute të ngjallë shpresën të jetë forcë e fuqishme të mundë jo me fushatë elektorale,

Pra duhet të shkojë në nivelin e duhur ne ca niveli është PD?

Po ka shumë vend për përmirësim, unë kam një qëndrim konstruktiv, është për të bërë më mirë dhe mund të bëhet më mirë, ditë pas dite bindem duke takuar anëtarë të PD që forca e PD është shumë shumë shumë e madhe dhe është me vend që të thuhet se duhet shfrytëzuar e gjitha, duhet të hyjë në një sistem rregullash loje që nis nga ajo që ka pasurinë më të madhe PD.

Ka vend për përmirësim nga vetë zoti Basha është përgjegjësi e para e tij
Duhet të cojmë vështrimin atje ku e kemi asetin, fillon tek anëtari, simpatizanti, te ata që e kanë mbajtur peshën e vërtetë të opozitarizmit dhe fushates qe ne kete moment keta aneare se kane aspak te lehte dhe te ngjashme me situatat me perpara.

Sot me teper se dje, një kontatë e re me rregulla loje të qarta per anetarin e PD eshte e domosdoshme. Kur them rregulla loje te qarta, nenkuptn se kush punon duhet te shperblehet,  kush është i aftë duhet të motivohet, kush ka bere pune, ti njihet puna dhe  sidomos anonimiteti duke i konsideruar anëtarët e PD si gjithmonë njerëz të frymës të idealit, eshte pjese e rendesishme e kesaj beteje. Edhe qartësia e rregullave të lojës, si do promovohen, si do njihet kontributi i tyre sot dhe nesër në qeverisje, është domosdoshmëri per suksesin e PD.

A mund të flitet edhe për servilizëm ne grupin e PD?

Servilizmi ka qene gjuhe e politikes kahershem e do mbetet. Nese ka nje pergjegjesi te rendesishme eshte te kuptosh qe servilizmi mund te jete vlere e kenaqshme per nje moment, perkedheles por kjo sdo te thote asgje oper nje organizate politike. Patjeter qe ka ndodhur dhe mund te thuhet qe nuk mund te tolerohet te berit karriere brenda PD nepermjet dy kahjeve qe jsne servilizmi dhe nganjehere edhe presioni. Kontributoret duhet te dije se ku e ka vendin ne raport me investimin e tij. …duhet të gjejmë sistem meritokratik.

Sa e vlerësuar ndiheni ju ne PD nga zoti Basha?

S’mendoj se duhet ti kthej përgjigje sa e vlerësuar jam nga zoti Basha..

Po për produkutin e punës suaj? 

Nëse je luajal, i drejtë, luajal nënkuptoj të gjithë integritetin kurrsesi jo servilizmin, e nga ana tjetër nese je i nevojshëm besoj që kjo i nevojitet…unë vet dua të punoj vetëm me njerëz të aftë nëse me konsiderojnë të vlefshme besioj se jepen sot meritat apo pozixconet sa i përket PD në tëresi ndihem jashtëzakonisht e vlerësuar, sa i përket individëve, vjen për nevojshmërinë që kemi në për njerëzit që duhet të krijojnë një prodkkt.

vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura