VIDEO- Greva në Albcontroll/ Balluku paralajmëron: Policia do të vërë nën kontroll ndërtesën, ndërsa ushtria do të…

Apr 7, 2021 | 18:47
SHPËRNDAJE

Ministrja e Transporteve dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëroi se Policia e Shtetit do të marrë shumë shpejt kontrollin e ndërtesës së kompanisë shtetërore, Albcontrol.

Gjatë një konference për shtyp, ajo theksoi se kontrollorët nuk janë në detyrë pavarësisht se ndodhen në ndërtesë.

Balluku: Nuk janë të gjithë kontrollorët e trafikut shqiptar, tregtarë. Janë burra dhe gra të nderuara që kontribuojnë. Fatkeqësisht një pjesë e tyre kontrollohen nga politika. Sot një çetë ka marrë nën kontroll hapësirën ajrore shqiptare. Ata që kishin turnin sot, janë në ndertësë që të mos quhet braktisje e vendit të punës. Braktisja e vendit të punës është dëshmitar sot e gjithë Shqipëria.

Për sa kohë është mbyllur aeroporti i Rinasit, ju nuk po e kryenin detyrën tuaj. Ju nuk jeni në detyrë. Ligjshmëria e veprimeve tuaja ka rënë dje, në mënyrë kur dje dorëzuat një herë 5 dhe më pas 31 si zotëria që merr 2400 dollarë për 17 ditë punë. Të gjithë qytetarët dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë.

Kontrollorët e trafikut ajror që kanë nënshkruar kontrata, kanë vendosur të braktisin detyrën. Për këtë arsye, një ndërtesë e sigurisë së lartë.

Unë ju them të gjithë atyre kontrollorëve që duan të vazhdojnë detyrën, do të ishte kënaqësi për ne që të ktheheshin në detyrë dhe për më tepër t’i jepni mundësi shtetit shqiptar që të sjellë vaksinat. Jeni të lutur të gjithë ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës që të qëndroni dhe deklaroni se jeni të aftë për punë. Të gjithë të tjerët që nuk duan të operojnë por qëndrojnë nëpër karrige, detyra fatkeqësisht është braktisur. Keni kyçur derën e vetme që është kontakti i shqiptarëve me botën.

Nga momenti që bëtë këtë veprim mund të kryeni aksione të tjera më të rrezikshme. Për këtë arsye, ndërtesa do të merret në ruajtje nga Forcat e Armatosura dhe nga ky moment, Policia e Shtetit do të vërë nën kontroll ndërtesën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura