Greva e urisë, studentët kërkojnë takim me Nishanin

Mar 1, 2015 | 16:32
SHPËRNDAJE

Pas ndërprerjes me dhunë të grevës së studentëve pranë Fakultetit të Infermierisë nga forcat e policisë në orët e para të mëngjesit të së dielës, studentët grevistë kërkojnë takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Presidenti Nishani

Pas kërkesës që ata i kanë dërguar kreut të shtetit, mësohet se Nishani do t’i presë ata në ambientet e presidencës paraditen e së hënës rreth orësh 10:00.

Studentët e universiteteve private që janë pranuar në universitetin shtetëror kërkojnë trajtim të barabartë të tarifave studimore, krahasuar me studentët e tjerë që janë pranuar me konkurs.
Më herët, në orët e para të ditës së diel, u raportua se rreth 100 oficerë policie u futën në ambientet e grevës së studentëve duke e ndërprerë më forcë nismën e tyre. Nga ndërhyrja e policisë u raportuan për disa studentë të lënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura