Greva e punëtorëve në Poçem/ Basha: Kërkesat e tyre duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Loja e pushtetarëve, kriminale

Feb 19, 2020 | 19:26
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në mbështetje të punonjësve të rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem , të cilët prej ditësh janë në grevë me pretendimin se kanë 27 muaj pa marrë rrogat.

Me një shënim në facebook, Basha shprehet se kërkesat e tyre janë të drejta dhe bën thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të situatës.

basha

Kreu i opozitës ka akuzuar qeverinë për indiferencë, ndërsa thotë: “loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”.

Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura