Greva e naftëtarëve/ Sindikatat Ndërkombëtare i nisin letër Ramës: Situatë e papranueshme! Sigurojuni pagat e prapambetura

Oct 24, 2020 | 20:08
SHPËRNDAJE

Sindikatat ndërkombëtare “IndustriALL Global Union” dhe “IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të ndërhyjë për grevën e naftëtarëve në Ballsh.

naftetare

Sindikatat që përfaqësojnë miliona punëtorë të sektorëve e minierave, energjisë dhe manifakturës thonë se situata në Ballsh është e papranueshme dhe qeveria duhet të ndërhyjë në menaxhimin e rafinerisë duke u siguruar naftëtarëve pagat që u takojnë.

Në postim kujtohet edhe fakti se në muajin prill ata kanë kontaktuar me kryeministrin Edi Rama, por që prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë zhvillim pozitiv.

STATUSI NGA SINDIKATA E NAFTËTARËVE TË BASHKUAR

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.

Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!

Prej nëntorit të 2018 naftëtarët nuk marrin pagat për punën në rafineri, teksa duket se kësaj radhe ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund. Fillimisht burrat rezistuan për 18 ditë, kurse tashmë gratë kanë hyrë në ditën e 10-të. Ato i kanë propozuar kryeministrit grup negociator kurse ky i fundit i ka vendosur kusht që të ndalojnë grevën dhe më pas të nisin negociatat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura