Greva e fermerëve grekë bllokon edhe Kapshticën

Feb 6, 2016 | 10:49
SHPËRNDAJE

Sot Greqia është e paralizuar për shkak se fermerët vendas janë në grevë të përgjithshme.

Për këtë arsye edhe dogana e Kapshticës do të ndërpresë punën për 24 orë.

kaos fermert

Policia ka bërë me dije se për shkak të bllokimit të rrugëve në shtetin grek, do të ndërpritet puna prej orës 11.00 të së shtunës, deri në orën 11.00 të së dielës.

Greva e re e përgjitshme 24-orëshe, konsiderohet si greva më e madhe kundër qeverisë së kryeministrit Tsipras, që kur ai ka ardhur në pushtet në muajin janar të vitit të kaluar, të cilët kundërshtojnë reformat në pensione dhe kushtet e vendosura nga kreditorët e huaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura