Greta Hoxha: Producentët amerikanë më kanë ftuar në show-n e famshëm

Apr 25, 2016 | 11:44
SHPËRNDAJE

Fama që ajo ka marrë në vetëm pak muaj, ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë herë. Pas shkrimeve në “Daily Mail”, videot e Greta Hoxhës ndërsa jep lajmet në “Zjarr Tv” me gjoks zbuluar, e kanë bërë atë tërheqëse si personazh, pasi po shfaqin interes në distancë producentët ndërkombëtarë. Kështu, pas ofertës nga Australia e largët që përmbante një kontratë tremujore pune me 3 mijë euro pagesë në javë, ja ku vjen një tjetër ofertë për gazetaren 24-vjeçare nga Fieri.

Producenti që i ka shkruar kësaj here është nga “Inside Edition” një “Tv Show”, që e ka bazën në New York City dhe Los Angeles. ”Është thjesht ftesë nga një produksion amerikan, pasi atyre u intereson të jem pjesë e spektaklit dhe sigurisht që e pranova. Por, ngaqë duhet të jem këtu për lajmet, po mendojmë që mund ta bëjmë intervistën me lidhje direkte në skype. M’u bë qejfi, sepse duke u njohur me eventin nëpërmjet linkut, kuptova që është event shumë serioz.

greta-hoxha-hottest-photos

Madje, pashë që të ftuar kishin qenë më parë edhe personazhe ikona të Hollywood-it, mes të cilëve edhe Leonardo Di Caprio. Sa i takon pagesës, ajo është simbolike, por mund të zbuloj vetëm që është më shumë se 250 euro për pak minuta prezencë. Sipas Gretës, deri tani e kanë paguar shumë mirë “Atn1”, televizioni gjerman RTL në muajin tetor në lidhje ndërmjet Skype-t, para që menduan t’i dhuronim në ndihmë të emigrantëve gjatë periudhës së fluksit. “Inside Edition”, episodin e parë e regjistroi më 9 janar 1989.

Programi me autorë John Tomlin dhe Bob Young është prezantuar deri më tani nga David Frost, Bill O’Reilly, Deborah Norville, Rolonda Watts, Nancy Glass, Don Criqui, Paul Boyd. Ndërsa të ftuarit kanë qenë ndër yjet më të pëlqyer të momentit.

Nuk dihet çfarë kanë parë të veçantë producentët te shqiptarja Greta Hoxha, e cila ka mbaruar studimet për Juridik, dhe filloi punë në “Zjarr TV”pas një eksperience 5-vjeçare në një televizion lokal në qytetin e Fierit. Vetëm në katër ditët e para që doli në transmetim, spikerja regjistroi shikueshmëri maksimale në videon e saj në YouTube, me më shumë se 100 mijë shikues.

Veç punës në televizion, ajo gjithashtu ka luajtur si aktore amatore në një film me metrazh të shkurtër dhe është marrë edhe me modelim. Si një ish-modele, përmasat e saj fizike janë 90-60-90, është 1.67 m e gjatë dhe peshon 55 kg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura