Greqia zgjat bllokimin në Kapshticë/ Ja data deri kur do të jetë e mbyllur hyrja nga Shqipëria në drejtim të Greqisë

Mar 8, 2021 | 15:02
SHPËRNDAJE

Afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë do të shtyhet deri më 22 mars të këtij viti.

kapshtice-kufi

Lajmi konfirmohet nga burime të Policisë Kuftiare, dhe vendimi vjen në kuadër të ashpërsimit të masave anti-Covid nga autoritetet greke.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.

Po ashtu, nga kjo pikë do të lejohet vetëm dalja nga Greqia dhe futja në Shqipëri për këmbësorët nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Ndërsa mjetet si autobusët, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura