Greqia u hap dyert turistëve/ Zbulohet plani për udhëtimet nga vendet e BE-së, ja rregullat që pritet të zbatohen

Apr 14, 2021 | 15:41
SHPËRNDAJE

Greqia ka planifikuar që të heqë nga java e ardhshme kufizimet e karantinës për udhëtarët nga Bashkimi Evropian dhe pesë vende të tjera ku qytetarët janë vaksinuar. 

Një zyrtar i lartë i qeverisë ka shpalosur detaje nga plani i ri që ka për synim të rikthejë gjallërinë e turizmit. 

greqi

Muajin e kaluar, vendi hoqi karantinën 1-javore për udhëtarët izraelitë të cilët kanë marrë dozat, apo kanë rezultuar negativë në test. Pritet që rregulli të zbatohet edhe për udhëtarët nga vendet e BE-së, që duhet ose të jenë të vaksinuar, ose të paraqesin një test Covd-i ku rezultojnë negativë.

Greqia, që doli nga një krizë financiare një dekadë përpara pandemisë, e konsideron hapjen e sektorit të turizmit si një vendim të domosdoshëm për sektorin kyç në rritjen ekonomike, turizmin.

“Ne gradualisht do të heqim kufizimet në fillim të javës tjetër përpara hapjes në 14 maj”, i tha Reuters zyrtari lartë i ministrisë së Turizmit në kushte anonimiteti.

Zyrtari tha se qytetarët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklios, Hanias, Rodos-it, Kos-it, Mykonos-it, Santorinit dhe Korfuzit, dhe dy vendkalimeve kufitare.

“Pasagjerët nga ato vende nuk do të jenë në karantinë, do të lejohen për sa kohë që ata vërtetojnë se kanë marrë dy doza të një vaksine Covid-19 ose tregojnë një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritje”, tha zyrtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura