Greqia tenton të “rrëmbejë” talentin e Kombëtares, mediat fqinje aludojnë mbi dëshirën e lojtarit

Jan 23, 2018 | 14:25
SHPËRNDAJE

Enea Mihaj është talenti 19-vjecar i Kombëtares së Shpresave, që ka luajtur më parë edhe për Kombëtaren U-19. Mihaj luan si mbrojtës qëndror dhe ka debutuar me shpresat kur trajner ishte Redi Jupi.

4236757

Por sipas medias greke “Sport24.gr” Enea Mihaj është në pritje të një ftese nga Kombëtarja greke dhe jo nga ajo shqiptare. Ja çfarë shkruan kjo media në artikullin dedikuar lojtarit Enea Mihaj.

14886118_10153916167386770_101625502_n

“Mihaj, që luan me Panatolikosin, ka luajtur me ekipet e moshave të Shqipërisë, por nga tani e tutje ai dëshiron të veshë fanellën bardheblu të Kombëtare greke. Mbrojtësi 19-vjecar është rritur në vendin tonë dhe ai ka informuar njerëzit përgjegjës dhe tani po pret një telefonatë në të ardhmen nga trajneri i Kombëtares. Ëndrra e tij është që të përfaqësojë një herë flamurin tonë.”

Durmishaj Panionios

Kujtojmë që disa kohë më parë mediat greke kanë shkruajtur edhe për sulmuesin shqiptar, Florin Durmishaj,  që luan me Panionosin, duke aluduar se kombëtarja greke është e interesuar për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura